Tensionohet situata tek ish-sheshi “Shqiponja”, Vokshi: Policia provokon qytetarët

Tensionet mes Policisë dhe protestuesve kanë vijuar në mbikalimin e Kamzës, aty ku që prej orës 17.00 ka nisur mosbindja civile, duke bllokuar këtë nyje të rëndësishme për gjithë Shqipërinë, si kryeqendra e vendit.

Përballë kordonit policor, të pajisur deri në dhëmbë përballë protestuesve paqësor, efektivët e policisë nuk kanë kursyer as deputetet femra dhe gratë që qëndronin në aksin rrugor, duke dashur që të përçajnë qytetarët për t’i zhvendosur.

Në pamjet e siguruar nga Syri, tregon deputeten demokrate, Albana Vokshi se si u thotë punonjësve të Policisë, se nuk prisnin orën 20.00, por tentuan të provokonin qytetarët aty.

Ligjvënësja demokrate e cilëson këtë veprim të policisë, si provokim.

‘Është vetëm provokim nga ana e policisë, këta ecin nga gjysmë hapi…”

Me sa duket kjo strategji e Policisë, është pjesë e skenarit të pasardhësit të Enver Hoxhës, ministrit Ervin Hoxha që nën dirigjimin e kryepolicit, Ilir Proda kërkojnë të shkatojnë trazira në Tiranë mes protestuesve.

About Redaksia

Check Also

Pyetje SPAK-ut për inceneratorët! Janë të paaftë apo të korruptuar? Apo kaq ia ka lënë litarin Edi Rama…

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në faqen …