U shoqëruan disa protestues në Komisariat! Kaso: Policia i provokoi dhe i dhunoi

Ivi Kaso tha se policia e Elbasanit ka ndërhyrë në mënyrë të padrejtë dhe ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Ai tha se rreth 4-5 persona janë shoqëruar.

I pyetur nga gazetari Xhensil Shkëmbi nëse protesta në këtë zonë mund të quhet e mbyllur, Kaso tha se ajo do konsiderohet e tillë vetëm kur të gjithë të shoqëruarit të dalin nga komisariati.

“Ishte ndërhyrje e paprovokuar e policisë e cila ushtroi dhunë ndaj protestuesve. Ka të dhunuar ka të shoqëruar, po përpiqemi të marrim vesh bilancin, por ka 4-5 persona të shoqëruar.

Tani do nisemi drejt komisariatit të bëjmë të gjitha procedurat për ti nxjerrë se kemi të bëjmë me persona që po protestonin me duar në xhepa dhe u provokuan, dhe u dhunuan nga policia e shtetit nga forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe nga civilë pa shenja identifikuese”, tha Kaso.

Ai shtoi se përgjegjësit për këtë dhunë do të vihen para përgjegjësisë.

About Redaksia

Check Also

Si e masakruan turistin 20-vjeçar/ Per këta mosntra dënimi me vdekje është pak

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e …