Fjala e plote:
Dje patëm një seancë shumë të gjatë dhe dua të qartësoj, se nëse ne si opozitë po themi gjëra shumë të ashpra, ne po themi gjëra që janë duke ndodhur dhe ju lutem, ndihuni të lirë dhe mos besoni atë që dëgjoni dhe kërkoni informacion dhe ne do të ju japim fakte, të dhëna, raporte të cilat shkojnë përtej asaj që themi ne.
Të tjerët që kanë njohur dhe matur atë që ndodh në këtë vend dhe nëse i bëni të gjitha këto pjesë së bashku dhe ndërtoni mozaikun, propaganda e qeverisë në fakt bënë të kundërtën, dhe nëse e bëni këtë, sigurisht ne jemi në avantazh.
Ne nuk po mundohemi të ndalojmë integrimin Europian. Kjo është në gjë e madhe që po ndodh me vendin tonë dhe duhej të ndodhte 10 vite më parë, e tani negociatat janë të hapur dhe ajo që ne themi dhe që është faktike është, se është gjë e mirë që BE-ja vendos të hapë ato programe për Shqipërinë dhe të bëjmë detyrat tona.
Nëse flasim për korrupsionin, krimin e organizuar, shkelje të MSA dhe të gjitha çështjet që ne po i ngremë këtu, këto duhet të kthehen në detyra për ne, me qëllim që vendi të zhvillohet më të qëndrueshme dhe jo në mënyrë të ç’organizuar dhe të ç’orientuar.
Ne kemi shumë gjëra që mund të diskutojmë. Ne duhet të shkojmë në vende të tjera, ku kemi të burgosur politik në vende te tjera. Tek ne janë.
Këtu flitet për shkelje të të drejtave politike. Dje pati arrestime gjatë protestës. Nëse ne e themi këtë, kjo shkon në favor të vendit, sepse ne duhet të përmirësojmë situatën.
Pak komentet në lidhje me atë që u tha sot, dhe sigurisht që jam shumë i kënaqur me të gjitha ndërhyrjet nga përfaqësuesit e Parlamentit Europian, sidomos me ato që tha z. Gori i cili i preku të gjitha ato tema të cilat na çojnë drejt një zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.
Ne kemi një popullsi të regjistruar prej 4.6 mln njerëzish. Kemi 4.5 milionë shqiptarët të ciët janë gjallë. Por Censusi që ne besojmë se është i manipuluar ka sjellë 2.4 milionë shqiptarët si shifër, e kjo do të thotë se 2.2 milionë shqiptarë janë jashtë vendit. Ajo që dimë ne, është se nuk ka më shumë se 2 milionë banorë që jetojnë në Shqipëri. Shumica e shqiptarëve janë jashtë, kemi një rrjedhje të trurit, të burimeve njerëzore dhe kjo në fakt është tregues i humbjes së shpresës.
Kemi dhe një mungesë të burimeve për bizneset për të vazhduar punën e tyre, nuk gjejnë punonjës të kualifikuar, ata nuk gjejnë më as punonjës të thjeshtë dhe duhet të mbyllin bizneset.
Realiteti është diçka e ndryshme nga ajo që ju dëgjoni dhe kjo lidhet edhe me keqqeverisjen.
Do të kemi dhe një pikë në kohë, kur njerëzit do të kthehen këtu me njohuritë e dijet e tyre. Shqiptarët ka bërë një zgjedhje, që të integrohen si individë, apo si familje, por detyra jonë si politikanë është që ta bëjnë këtë vend që të integrohet si shoqëri dhe si shtet, e jo që të gjithë të largohen se nuk kanë shpresë e të ndërtojnë një të ardhme në një vend tjetër.
Mund të flisni për zhvillimet. Unë ju thashë dje, që nëse do të ndërpresim rrjedhën e parave të paligjshme, korrupsionin dhe krimin e organizuar e trafikut të drogës, sigurisht nuk do ti shohim më këto kulla në Tiranë, nuk do të shihnim këto ndërtime, duke përfshirë edhe investimet strategjike. Sigurisht që investimet strategjike mund të vijnë nga vende të tjera, e jo nga burime të fshehura.
Shumica e investitorëve tek ne janë shqiptarë dhe ne nuk e dimë nga vijnë paratë e tyre.
4 miliardë euro janë investuar në Shqipëri, 800 milionë euro vijnë nga bankat, pjesë tjetër nga vijnë dhe si ndodh kjo gjë, e qeveria nuk ka informacion.
Pse? Sepse besoj se dhe qeveria është pjesë e kësaj marrëveshje. Gjatë 1 viti e gjysëm ne kemi rënie prej 20% të eurosh në tregun e këmbimit valutor. Leku shqiptar është më i fortë tani e kjo vjen për shkak të parave që vijnë në mënyrë të paligjshme dhe kjo sjell një deformim të konkurencës.
Kemi edhe 20 % minus tek eksportet, tek vlera që njerëzit marrin. Bizneset e eksportit nuk kanë mundësi që të mbijetojnë dhe mbyllin aktivitetin.
10 milionë turistë, dhe këto 10 mln turistë kanë fjetur vetëm 6 milionë netë në Shqipëri. Ndërkohë që Mali i Zi, ka 2.6 milionë turistë dhe numri i netëve është 26 milionë. Këtu kemi të bëjmë me propagandë ose siç tha z. Gori, mund të ketë evazion fiskal të madh.
Korrupsioni është i kudondodhur.
Pra fola për nivelin e ryshfetit, është 40%.
Për ta përmbyllur, unë dua të besoj se ka diçka që ndodhet situate që ju përshkruhet, dhe ne jemi të gatshëm që të ju ndihmojmë me informacion.