Masakra, i plagosur edhe djali i ish- Kryetarit të këshillit bashkiak në Shkodër

Nga ngjarja në Shkodër ka mbetur i plagosur edhe Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, i cili ka qene kryetar i këshillit bashkiak në Shkodër dhe një herësh kandidat për Lulzim Bashën në zgjedhjet lokale.

Arlind Bushati edhe më herët ka kallëzuar në polici kërcënime ndaj tij. Në 11 tetor 2024, Bushati ka kallëzuar në polici se një natë më parë, 10 tetor 2024, në zonën e pedonales persona të paidentifikuar i kanë drejtuar më një send në dukje armë zjarri.

Më herët në një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e sulmit me tritol. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022

About Krye Redaktor

Check Also

Si e masakruan turistin 20-vjeçar/ Per këta mosntra dënimi me vdekje është pak

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e …