Policia ka lejuar kryerjen e masakrës në Shkodër ku të akuzuar direkt janë fisi i Bajrave që bënin fushatë për Ramën në zgjedhjet lokale. Megjithëse disa ditë më parë Arlin Bushati kishte denoncuar në polici kërcënimin me jetë, policia nuk kishte marrë asnjë masë ndaj atentatorëve të cilëve u ishte bllokuar arma në atentatin e parë, duke i hapur kështu rrugën sot të kryejnë masakrën në Shkodër.
Nëse policia do të kishte marrë masat duke ndaluar atentatorët e disa ditëve më parë ndaj Arlind Bushatit, masakra e sotme nuk do të kishte ndodhur, por policia e bërë njësh me krimin nuk reagon kur denoncohen vrasësit e lidhur me Partinë.
Një nga të plagosurit e masakrës së sotme është Arlind Bushati, disa ditë më parë kishte bërë një denoncim në Policinë e Shtetit duke pretenduar se ishte kërcënuar me armë zjarri nga dy persona që nuk i kishte identifikuar. Por sipas raportimeve në media, një prej personave që e kishte kërcënuar ishte një anëtar i fisit Bajri, i cili i kishte nxjerrë armën në një lokal në pedonalen e qytetit.
Xhemal Bushatit iu vendos tritol në një bizneset e tij në Shkodër në mars të vitit 2022. Në pamjet e një kamere sigurie aokohe u dallua vetëm një person, të cilët i vendosën lëndën plasëse biznesit. Por edhe sot e kësaj dite nuk është vendosur në pranga nga Policia e Shtetit. Në dëshminë e tij në Polici, Bushati deklaroi se nuk kishte konflikt me askënd.