Tetori rozë/ Berisha: PD ka një program, që vdekshmëria nga kjo sëmundje të arrijë në nivelet më të ulëta në botë

Tetori Rozë na kujton të gjithëve rëndësinë e shëndetit dhe solidaritetit në përballjen me sfida të mëdha, si ajo e kancerit të gjirit.

Ky muaj nuk është vetëm për të rritur ndërgjegjësimin, por gjithashtu për të theksuar rolin që secili prej nesh mund të luajë në mbështetje të kësaj çështjeje jetësore.

Kryetari i PD, Sali Berisha, në kuadër të muajit të sensibilizimit ‘Tetori rozë’, u shpreh se PD ka një program dhe ky program është përparësi absolute e shëndetit të qytetarëve shqiptarë

Me vendosjen e metodave më të hershme të diagnozës, metodave më moderne të mjekimit, vdekshmëria nga kjo sëmundje do të arrijë në nivelet më të ulëta, në rajon, Europë dhe botë, tha Berisha gjatë tubimit në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

“Miqtë e mi!

PD ka një program dhe ky program është përparësi absolute e shëndetit të qytetarëve shqiptarë.

Garanton me këtë rast, zonjat dhe zonjushat e këtij vendi, vajzat dhe gratë e këtij vendi, se depistimi masiv falas, përdorimi i të gjitha metodave më të avancuara, për diagnozat më të hershme të kësaj sëmundje, do të vendosen në të 4 anët e vendit.

Dhe se me rritjen e ndershmërisë, vetëdijes, tek gratë dhe vajzat shqiptare për këtë sëmundje, me vendosjen e metodave më të hershme të diagnozës, metodave më moderne të mjekimit, vdekshmëria nga kjo sëmundje do të arrijë në nivelet më të ulëta, në rajon, Europë dhe botë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk ka më paqe dhe stabilitet për hajdutët deri në rikthimin e votës së lirë dhe shtetit ligjor!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat tha se, nuk ka më paqe …