Hoti: Pse nuk thërret SPAK Ramën, Olsin, Ballukun, pse nuk merret me krimin që po vret qytetarët e pafajshëm?

Deputetja e opozitës, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga SPAK është shprehur se sot SPAKA duhet të shqetësohet për vrasjen e qytetarëve të pafajshëm nga krimi i organizuar dhe jo të thërrasë opozitën sa herë i prishte qetësia Ramës.

Hoti ka theksuar se  përse nuk thërret SPAK Ramën për inceneratorët, Ballukun për vjedhjet e 50 milionë eurove me tunelin, vëllain e Ramës për trafikun d rogës, Ulsi Manjan për dosjen 184 për këto duhet të shqetësohet SPAK dhe drejtësia politike e marrë peng nga Rama

“Miliarda euro që janë vjedhur nga mazhoranca SPAK nuk i heton. Përse nuk thërret SPAK Ramën për inceneratorët, Ballukun për vjedhjet e 50 milionë eurove me tunelin, vëllain e Ramës, Olsin për trafikun drogës, Ulsi Manjan për dosjen 184 për këto duhet të shqetësohet SPAK dhe drejtësia politike e marrë peng nga Rama.

Sa herë i prishet qetësia Ramës dhe narko parlamentit vepron SPAK, deklarova atë që deklarova në parlament dhe është akuzë qesharake që merren me atë tension në parlament dhe nuk diskutohet për masakrën në Shkodër.

Drejtësia duhet të shqetësohet për rrezikun që qytetarët kanë nga përplasja mes bandave, drejtësia duhet të shqetësohet se si bandat vendosin drejtorët e policisë dhe kemi nj drejtësi politike që po i kundërvihen qytetarëve shqiptarë”, tha Hoti.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …