Bardhi: Elda Hoti në SPAK sepse Spiropali ndjeu një aromë të keqe! Prokurorët po bëhen qesharakë…

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli sot pas paraqitjes në SPAK të deputetes së PD, Elda Hoti. Bardhi tha se Hoti ishte në SPAK se Spiropali ndjeu aromë të keqe.

“Si përfaqësuese e qytetarëve do duhej të ishte me grupin në seancë plenare por në mënyrë qesharake, ishte thirrur në SPAK sepse Spiropali, përfaqësuese e Pëllumb Gjokës në Kuvendin e Shqipërisë, e di shumë mirë SPAK, kishte ndjerë një aromë të keqe. Dhe këtë kishte ardhur fillimisht ta nuhaste, përfaqësues i bandës së Elbasanit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe këtë SPAK-u e di shumë mirë, Ilir Proda është i emëruar nga banda në krye të policisë dhe mbi bazën e nuhatjes së tyre sot koleges time iu mor 30 minuta kohë për një qeshje qesharake.

Grupi i PD ka paditur vjedhjet dhe aferat miliona euro të kësaj qeverie. SPAK-u nuk ka gjetur kohë për ta thirrur dhe pyetur se ku kanë shkuar 180 mln euro. E kuptoj që disa prokurorët duan të japin mesazhin që janë në shërbim të Edi Ramës, por të arrijnë deri në pikën sa të bëhen qesharakë, të harxhojnë kohën e tyre me çështje qesharake, zhbën besimin tek e gjitha trupa e prokurorëve. Padyshim që Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me seancën plenare dhe SPAK duhet të kishte marrë nën hetim Policinë e Shtetit që futet në Kuvendin e Shqipërisë”, deklaroi Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Pano: Nxënësit ngrijnë në shkolla, siguria mungon dhe terrenet sportive “me pagesë” – Zëri i të rinjve po shpërfillet?!”

FJALA E ANËTARIT KËSHILLIT BASHKIAK TË TIRANËS TË PD, JONATHAN PANO NË DISKUTIMIN E HAPUR MBI …