Bardhi: Ambasadori i BE-së u fut në kurth, skenar për të krijuar një përplasje me opozitën

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, në emisionin “Open”, tha se opozita nuk lejohet të kryejë rolin e saj në Kuvend, pasi pjesa më e madhe e deputetëve demokratë është përjashtuar pa ligj, pasi Kushtetuesja e ka shfuqizuar pikën e Rregullores, për të cilën ligjvënësit e opozitës u përjashtuan dy muaj.

Ai tha se kur të kthehet Kushtetueshmëria në Kuvend, opozita do të luajë rolin e saj.

Bardhi, ndërsa ka vlerësuar rolin e Ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, tha se nuk kishte kuptuar mesazhin e dhënë prej tij, që kërkonte që opozita të bënte rolin e saj në sallën e Kuvendit.

“Nuk e kuptova madje as faktin sepse Ambasadori i BE-së erdhi në Kuvend, por siç duket ishte diçka e përgatitur nga Elisa Spiropali. Ishte një kurth i përgatitur qoftë ndaj deputetëve të opozitës, ashtu edhe ndaj Ambasadorit, pasi mendohej se do të kishte një incident mes ligjvënësve dhe diplomatit”, tha Bardhi.

Ai u shpreh se deputetët e PD-së hapën rrugën, por kam përshtypjen që u keqpërdor përfaqësuesi i BE-së në Tiranë.

“Ishin përgatitur lajmet që deputetët e PD-së i penguan hyrjen në Kuvend ambasadorit të BE-së, ndaj edhe po të shikoni pamjet u tentua që të hynte në sallë nga hyrja tjetër”, tha Bardhi.

Ai shtoi se ishte i njëjti skenar që i bënë Presidentit të Republikës, kur e sollën në Kuvend, në një kohë që opozita protestonte.

About Redaksia

Check Also

Këtë 28 Nëntor dilni të gjithë në protestë!

Nga Bislim AHMETAJ Prindër, fëmijë, të moshuar, nxënës, studentë, mësues, profesorë, fermerë, agropërpunues, pronarë të …