Rama, tre telefona sekretë, i inkriminuari në SHBA me të cilin bisedonte…

“Edi Rama ka qenë përdorues i Sky Ecc”. Kjo ka qenë deklartata e bërë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një interviste në një emision televiziv.

Lideri i opozitës tha se kreu i qeverisë ka pasur 3 telefona, ndërsa 74 të tjerë i kishte në Kryeministri.

“Një nga sukseset historike të PD ka qenë eliminimi në 18 muaj pas ardhjes në pushtet të 206 grupeve dhe organizatave kriminale. Unë nuk them që s’ka pasur vrasje, por ka pasur një shtytje efeçentë të krimit si kurrë më parë. Bosët e organizatave të dëbuar u liruan një nga një sa erdhi Edi Rama në pushtet. Në Shkodër janë Bajrët, në Durrës janë Troplinët.

Keni dëgjuar të kapet qoftë 1 kg kokainë në Portin e Durrësit? Një kontejner që rastësisht kuptuan që ishte e çuan në bazë dhe më pas e çuan në skaner. Në 2 vite nuk është kapur asnjë kg kokainë në Portin e Durrës. Të besosh se kanë frikë të vijnë, është si të besoj rrethin katror.

Ndodhi një masakër në Shkodër dje. Kjo masakër është politikisht e lidhur me Ramën. Ka 6 muaj që banda e partisë së Ramës përgjak Shkodrën, bëri breshërinë në Bushat. Në shtator bënë antenat mes Shkodrës. Çfarë është kjo situatë? Është Pazar. Pra doni fakte të tjera? Keni dëgjuar për Ecc Sky, Rama ka pasur 2-3 prej tyre. E ka përdorur vetë. Rezulton se ai komunikonte përmes këtyre telefonave me agjentin e korruptuar të FBI, McGonigal. ”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …