Trump përballë marksistëve!

Nga Redin HAFIZI

Karl Marks ka qenë vërtet filozof, por teoritë e tij ishin të paaplikueshme. Ai u shndërrua në njeriun më të urryer në më shumë se gjysmën e botës pasi vepra e tij “Manifesti Komunist” doli një paçavure me pasoja, me nxitje urrejtje dhe me viktima. Nën emrin e tij u ekzekutuan 100 milionë njerëz që mendonin ndryshe, pasi ata dinin të besonin në krijim, besonin në Zot, besonin në dialektikën e gjërave. Amerikanët sot po e ndjejnë këtë rrezik dhe janë sy e veshë për të mbrojtur demokracinë.

Akuzat për dhunim të demokracisë në fakt vijnë nga kundërshtarët e liderit Trump. Ata si marksistë të bindur përdorin tezat e Karl Marks, dhe më e aplikueshmja sot është: “Akuzo armikun për atë që po bën vetë. Këtë po e bën thjesht të krijosh konfuzion”. Për këdo që e njeh George Soros, ka një lidhje me këtë shprehje të Marx, ai është manipulatori më i zëshëm në bursë dhe të krijosh konfuzion përmes akuzave të rreme për të dalë vetë i larë, është patjetër manipulim.

Për këdo që nuk e njeh, Karl Marx ka qenë ekonomist dhe Soros është dashnor i parasë të cilën nuk e ka problem ta hedhë në teori të dështuara me qëllim final “GLOBALIZMIN”, ose “INTERNACIONALIZMIN PROLETAR” që frymëzohet nga thirrja e Karl Marx për gjithë proletarët në botë të bashkohen.

Ishte euforia e zgjedhjes së një presidenti me ngjyrë në USA që fshehu qëllimet e vërteta të zgjedhjes së tij. Jo më kotë ai erdhi me sloganin “Ndryshim”. Ka një shprehje të Karl Marx që thotë se filozofët thjesht e kanë shpjeguar botën në mënyra të ndryshme, por ata kurrë nuk kanë kërkuar ta ndryshojnë atë. Pra dihet që Marks mbështeste materializmin dialektik, por kërkoi më shumë duke bërë thirrje për përmbysje në “Manifestin Komunist”. Këtu zgjoi kureshtjen e liderëve të aftë për propagandë, të aftë për të mbytur mendimin e lirë në emër të të ashtuquajturit ndryshim, të aftë gjithashtu për të hedhur tek kundërshtari politik gjithë baltën ku ka lindur vetë dhe zhvillon propagandën. Në teorinë marksiste nuk ka kundërshtarë politikë, por vetëm armiq. Kjo sjell polarizim të elektoratit, sjell paqartësi që vjen nga ankthi i ndarjes prej mikut opozitar.

Ka qenë Barak Obama që solli frymën e përçarjes në USA dhe që këtë e vazhdojnë me arrogancë edhe sot kur Michelle Obama deklaron se ata që nuk votojnë Kamala Harris janë rracistë dhe seksistë. Ky është kërcënim, por sërish mbrohet nga Amendamenti i Parë. Edhe ish zonja e parë ka të drejtë të flasë mbroçkulla, kjo është e drejtë e saj, por reagimi i Amerikanëve është patjetër e drejtë e tyre. Ndërkohë që ndryshimi nuk detyrohet, por vjen avash dhe në mënyrë të butë, pra në formë spirale, ku për gjithçka të re ne kujtojmë diçka nga e shkuara. Një rrugë e tillë mban kombin gjallë, por globalistët janë kundër idesë së kombit, kundër idesë së një bashkësie, kundër idesë së familjes.

Nëse mbrojmë familjen, kemi mbrojtur idenë shekullore të bashkësisë dhe aleancat, apo dëshirat e bashkësive krijojnë kombin. Patjetër që në procesin e mbrojtjes Shqiptarët kanë edhe fenë si karakterisrikë dalluese, pra si komb që beson në Zot edhe pse djalli është ulur këmbëkryq në zyrat e shtetit. Është ideologjia dhe mungesa e besimit që i bën më pas marksistët të mbrohen me shprehje si feja është opium për popujt. Ata e quajnë opium besimin, por nga ana tjetër kërkojnë legalizimin e drogërave, pra ideologjikisht marksistët thjesht kërkojnë pushtet duke shkatërruar besimin, jashtë rregullave të dialektikës, pushtet pa kufi, mundësisht gjithë botën në duart e pak individëve, me idhuj të rremë. Pra marksistët nuk janë gjë tjetër por veç disa anarshistë që kërkojnë të qeverrisin në errësirë të plotë duke vënë qytetarët në skllavëri totale. Eksperimenti u bë në Shqipëri duke përdorur qytetarët si kavie, pasi në Shqipëri ndjenja e marksizmit ka qenë dhe është më e fortë.

About Redaksia

Check Also

Ç’po ndodh në Itali? Po lind një lëvizje e re politike kundër politikës?

Nga Alba KEPI “Një shesh për Europën” është një nga manifestimet më të fuqishme që …