Rama do të rikthehet sërish në Greqi, ku do të zhvillojë një tjetër takim më emigrantët shqiptarë në Selanik. Takimi pritet të mbahet më 3 nëntor, në orën 11:00 në ambientet e Porto Palace Hotel.
Ekipet e teknikëve por i japin dorën e fundit sallës dhe po testohen pajisjet teknike audiovizuale.
Për sigurinë e eventit në Selanik kanë mbërritur edhe forcat e Gardës së republikës dhe Reneas, ndërsa policia greke ka vënë në dispozicion forca të shumta policore.
Mësohet se grupime te ndryshme kanë deklaruar se do të protestojë jashtë sallës ku do të mbahet takimi i kryeministrit me diasporën shqiptare në një hotel në Selanik.