Video/ Rama u përcoll me protesta në Selanik, Berisha: Ja plasën të vërtetat në fytyrë!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik, si pjesë e turit të tij me diasporën.

Jashtë ambienteve ku zhvillohej takimi, një grup prej disa shqiptarësh që jetojnë në Greqi protestuan kundër tij, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes së Ramës.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, lidhur me këtë, reagoi përmes një postimi në Facebook, duke përgëzuar protestuesit për qëndrimin e tyre, dhe që ia “plasën në fytyrë” mesazhin e tyre kryeministrit që lideri i opozitës e quan një Çubrilloviç shqipfolës.

About Redaksia

Check Also

Ajo që ndodh në Spitalin Onkologjik është aktakuza më e rëndë në rrafshin njerëzor për Edi Ramën!

Në konferencën me gazetarët, kryetari i PD, Sali Berisha foli edhe për buxhetin e shëndetësisë …