CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha denoncon skandalin: Buxheti i Ramës parashikon vetëm 16 mln euro për rreth 800 mijë pensionistë! Kjo është çnjerëzore

Kryetari i PD, Sali Berisha e ka cilësuar çnjerëzore, buxhetin e parashikuar për pensionistët nga ana e qeverisë.

Në një konferencë për medien, kryedemokrati Berisha duke e denocuar si skandal, tha se rreth 800 mijë pensionistë janë injoruar nga qeveria, duke caktuar për ta vetëm 16 milionë euro.

Berisha e cilësoi tallje dëgjesën që Rama po bën me pensionistët në të gjithë vendin, në një kohë kur sipas kryedemokratit, qeveria ka zvogëluar listën e barnave të rimbursueshme dhe prej vitesh nuk ka shtuar asnjë ilaç në fondin e ilaçeve të tyre.

“Tani, le të kthehemi tek ata që numërojnë kafshatën.

Se gjer tani këto nuk janë kategori që numërojnë kafshatën.

Janë dy kategori tjera që në Shqipëri numërojnë kafshatën dhe këta janë 790 mijë pensionistë dhe janë 62 mijë familje në ndihmë ekonomike.

Për 62 mijë familje në ndihmë ekonomike, të cilët de facto janë në varfëri ekstreme, nuk shtohet asnjë qindarkë.

A mund të imagjinoni pra, buxhetin më të madh të kohërave dhe ata të cilët rropaten çdo ditë me dhimbje dhe skamje, nuk përfitojnë asnjë qindarkë.

A ka cinizëm më të madh se ky?

Tani do vijmë tek kategoria e pensionistëve.

Përbëjnë rreth 800 mijë. Se si janë injoruar këta, do u jap vetëm një shembull.

Nga viti 2014 gjer në vitin 2024, me indeksim pensioni mesatar është rritur 27 përqind. Me indeksim. Kurse buxheti është rritur 87 përqind.

Mirëpo kjo 27 përqind rritje në aparencë është fake, është kallp sepse inflacioni zyrtar nga 2014 gjer në 2024 është rritur me 34 përqind.

Kurse inflacioni i ushqimeve bazë që janë dhe shpenzimi kryesor pensionistët, është rritur të paktën me 50 përqind.

Atëherë, sot çdo pensionist merr miminalisht një pension më të ulët në raport me fuqinë blerëse se sa në vitin 2014.

A ka cinizëm, injorim dhe më shumë se injorim që në tërë këtë buxhet të lësh për pensionistët gjithsej 16 milionë euro?

Duhet të kesh karakterin dhe moralin që nuk e ka Edi Rama që të vërtitesh nëpër Shqipëri nga veriu në jug dhe jugu në veri në takime me pensionistët dhe si rezultat i këtyre takimeve t’i ushqesh ata me gënjeshtra nga salla në sallë dhe në fund të fundit, në buxhetin që miraton në parlament, të lësh për ta, për rreth 800 mijë burra dhe gra, shumica e të cilëve nuk mbyllin dot muajin, të lësh 16 milionë euro.

Ndërkohë që ke zvogëluar listën e rimbursueshme dhe prej vitesh nuk ke shtuar asnjë ilaç në fondin e ilaçeve të tyre.

Pra, buxhetin mund t’i japësh shumë etiketa, por më çnjerëzor, Shqipëria nuk ka patur kurrë të tillë.

Dhe këtë e bëjnë vetëm ata që zhgërryhen në luksin e krijuar nga vjedhja e këtyre qytetarëve.

Ja pra pse buxheti pothuaj dyfishohet, kurse varfëria dy dhe trefishohet.

Unë ju them ju se varfëria ekstreme është trefishuar gjatë këtyre tre viteve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …