Buxheti 2025/ Berisha: Do të dorëzojmë dy amendamente, por kryeamendamenti ynë është ai i minimumit jetik 200 euro

Kryetari Partisë Demokratike, gjatë një konference për shtyp tha se “sjellja e Edi Ramës ndaj pensionistëve është më çnjerëzorja që mund të bëjë kush.

Berisha: Të fajësosh biznesmenët në një kohë  kur kontributet dhe sigurimet shoqërore janë rritur. Fondi nga buxheti për këto është zvogëluar. Së dyti, të fajësosh bizneset në një kohë kur buxhetit 8.2 miliardë euro është i tëri produkt i tyre, ka përdorur dikur një shprehje një politikan, që nuk më shkon, por po e rikujtoj se kësaj i thotë, të lehësh si një qen në han.

Pensionisti dhe pensionistja që merr sot bukën më shtrenjtë se pardje, që merr sot një pension që blen të paktën 20% më pak seç blinte në vitin 2013, kanë të drejtë ti thonë, në këto 8 miliardë cila është pjesa jonë. Pse në Maqedoni marrin 250 % më shumë, pse në Mal të Zi, marri 280% më shumë, pse Kosova i rriti me 20%, dhe dorëzoi nga buxheti në fondin e pensioneve 100 mln euro. Ishte 500, e bëri 600.

Çfarë të pengon ty të kalosh në fondin e pensioneve 700 mln euro suficit. Nuk ka një qëndrim më të pandërgjegjshëm. Biznesit i janë marrë 8.2 miliardë euro. Pensionistëve i janë lënë 16 mln euro. A e dini se çfarë bëri me ta këtë vit. Këtë vit ua mori pensionistëve 4% që u takonin ta merrnin nga muaji mars në tetor dhe tani do të ua japë dhuratë për vitin e ri.

Ky është një akt i shplarë, më se paku të themi, do të ju japë atë që ligji, se buxheti është ligj i votuar në parlament, nuk i ka paratë e Kristaq Ramës ai këtu. Dhe ligji i parlamentit u jepte atyre, indeksimin me 4%, kurse ky nga marsi në tetor ua mori dhe tani do të ua japë dhuratë për vit të ri.

Sjellja e tij ndaj pensionistëve është më çnjerëzorja që mund të bëjë kush. Ne do të dërgojmë dy ligje. Minimumin jetik 200 euro, të llogaritur nga Avokati i Popullit dhe ILO. Jorida Tabaku ka bërë një amendament për minatorët. Këto janë dy amendamentet, por kryeamendamenti është ai i minimumit jetik.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …