Berisha cakton drejtuesit rinj politikë të PD për Diasporën, Elbasanin dhe Tiranën (Kavajë-Rrogozhinë

Tashmë është zyrtare dhe drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën do të jetë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Një detyrë e re për Topallin, pasi në zgjedhjet bashkiake të vitit 2023, ku grupi i Sali Berishës ende nuk e kishte marrë vulën e partisë, ajo ishte drejtuese politike e PD-së për Qarkun e Lezhës.

Ndërkohë, në dokumentin e mëposhtëm të firmosur nga lideri demokrat Sali Berisha, deputeti Tomor Alizoti është caktuar drejtues politik për Qarkun e Elbasanit.

Alizoti zëvendëson në Qarkun e Elbasanit, Ervin Salianjin, i cili më 26 shtator u dënua me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë, Berisha ka caktuar drejtues politik edhe Fisnik Qosen, i cili do të mbulojë vetëm zonat e Bashkisë së Kavajës dhe Rrogozhinës. Aktualisht Fisnik Qose mban dhe postin e kryebashkiakut të Kavajës, i zgjedhjur në zgjedhjet e Prillit të vitit 2023.

Më herët ishte caktuar vetëm Belind Këlliçi si drejtues politik për Qarkun e Tiranës, por siç duket, duke qenë se është qarku me popullsinë më të madhe në vend, është vendosur që ta ndajë me Fisnik Qosen.

About Redaksia

Check Also

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër hap në riorganizimin e strukturave të saj politike në …