Berisha: Sot dita e 38 martirëve të Lum Shqiptarë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar në rrjetin social Facebook një postim për ditën e 38 martirëve të Lum Shqiptarë.

Në postim Berisha ka shkruar pak nga historia e tyre që nga koha e diktaturës ku dhe shprehu nderimin për jetën e tyre.

Sot dita e 38 martirëve të Lum Shqiptarë.

Të dashur miq, sot Kisha dhe besimtarët Katolik dhe kombi shqiptar, por dhe Kisha Universale Katolike në mbarë botën nderojnë jetën, martirizimin për së gjalli, sakrificën sublime për vlerat më të larta hyjnore për Krishtin Mbret të Imzot Vinçenc Prenushit dhe 37 martirëve të tjerë që u persekutuan, torturuan dhe ekzekutuan nga diktatura komuniste fill pas vendosjes të saj në Shqipëri.

Midis këtyre martirëve të Lum janë: dy ipeshkvij, 21 meshtarë dioqezanë, 7 meshtarë françeskanë, 3 jezuitë, një seminarist dhe katër laikë (ndër ta edhe probandja Marie Tuci, e vetmja femër në grup).

Këta martirë të Kishës katolike pas rënies së diktaturës komuniste dhe pas një pune studimore, hetimore dhe vlerësuese shterruese të Kishës Katolike, u shpallën më 5 nëntor të vitit 2016, të Lum në Shkodër me një Meshë solemne kremtuar në Kishën Katedrale të Shën Shtjefnit, të udhëhequr nga i dërguari i Selisë së Shenjtë, kardinali Angelo Amato dhe me datën 26 prill 2016 Papa Françesku nënshkroi Dekretin zyrtar, që u njihte martirizimin atyre.

Nderim për jetë të jetëve 38 martirëve të Lum të Kishës Katolike dhe kombit shqiptar.

About Redaksia

Check Also

Berisha prezanton programin për bujqësinë: Do zhbëjmë aktet armiqësore të Ramës dhe Vuçiçit kundër fermerëve shqiptarë

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me mbështetësit tek “Rrugan e Shpresës” …