Berisha: 90% e mediave i thurin lavde narkodiktatorit dhe censurojnë rrënimin dhe braktisjen e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te kontrolli total që kryeministri Edi Rama ka ndaj medias në vend.

Sipas Berishës, ‘90% e mediave i thurin lavde narkodiktatorit dhe censurojnë rrënimin dhe braktisjen e Shqipërisë’, theksoi kryedemokrati në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen me të pakufishme për guximtare dhe guximtarëve, qëndrestareve dhe qëndrestarëve të kauzës së drejtë.

Të rinj të reja, burra, gra të pamposhtur, që mbroni lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve, mbroni interesin kombëtar të çdo shqiptari.

Të dashur miq!

Shqipëria nën diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së qytetarëve shqiptarë është Shqipëria e censurës monstruoze, e vellos së zezë të censurës monstruoze, që mediat e kontrolluara nga Edi Rama kanë vendosur mbi shqiptarët.

Sot këto media shndërruar në altoparlamente të diktaturës, në 90% të të gjitha lajmeve, në 90% të të gjitha programeve, i thurin lavde narkodiktatorit, i thurin lavde diktaturës, censurojnë në amoralitet të plotë vjedhjen e tmerrshme që ju shqiptarëve, qeveritarët e sotëm.

Censurojnë gjendjen dramatike të shqiptarëve në spitale.

Censurojnë rrënimin katastrofal të cilësisë së mësimit.

Ndërkohë që japin orë të tëra dhe ritransmetojnë e takimet Edi Ramës me administratën e tij jashtë shtetit, dhe disa emigrantë.

Ata censurojnë boshatisjen e Shqipërisë.

Censurojnë dëbimin e shqiptarëve nga varfëria, mjerimi, pasiguria dhe mungesa e drejtësisë.

Mediat e kontrolluara nga qeveria që 90% të emisioneve informative, programeve të tjera ia kushtojnë dizinformimit të shqiptarëve, në mbrojtje të qeverisë së krimit, tejkalojnë disa aspekte edhe mediat e diktaturave të tjera, përveç Koresë së veriut”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …