Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi vetëcensurimin e mediave me licensë kombëtare të kontrolluara nga qeveria.
Barisha tha se, valët janë pronë publike, mediat e kontrolluara nga qeveria i përdorin ato për të mashtruar qytetarët.
“Të dashur miq!
Një krim i tmerrshëm po kryhet ndaj shqiptarëve në fushën e informacionit.
Në një kohë kur valët janë pronë publike e qytetarëve, mediat e kontrolluara nga qeveria i përdorin ato për të mashtruar qytetarët.
I përdorin ato për të përhapur mashtrimet e Edi Ramës dhe ministrave të tij.
Nuk sheh ndonjë vend tjetër ku qeveritarët, zyrtarët të zëvendësojnë gazetaret, gazetarët dhe kronikat e tyre, vetëm e vetëm se ato duan me çdo kusht të gënjejnë, të gënjejnë të mbulojnë vjedhjet e tyre”, tha Berisha.