Luli flet përçart: “Unë vij nga takimet me bazën në fshat, baza është e përçarë”…

Situata në bazën e demokratëve duket pozitive. Fryma është për bashkim, ndërkohë që zgjedhjet e nisura për kryetarët e degëve e konfirmojnë diçka të tillë.

Por teksa në bazë mbizotëron kjo frymë, deputeti Lulzim Basha vazhdon t’i fryjë përçarjes.

Në një dalje për mediat në oborrin e Kuvendit, Basha tha se, po kthehet nga takimet në bazë. Teksa po fliste përçart, ai tha se, situata është e nderë, pasi baza është e përçarë.

“Unë vij nga shumë takime në terren me demokratët dhe shoh që nuk ka frymë përbashkuese, por përçarëse nga një grup njerëzish që kanë vendosur interesat e Berishës dhe të tyret mbi interesat e demokratëve. Largimi im nuk ka shërbyer aspak për të bashkuar demokratët, por është përfituar për të vijuar frymës përçarëse me frymën që ‘kush nuk bashkohet me mua shpallet kulak’”, tha Basha.

“Vazhdon një frymë përçarëse nga një grup njerëzish. Interesa të ngushta personale të Berishës mbajnë peng PD-në. Nuk ka frymë bashkëpunuese në PD. Berisha shpall kulak atë që kthehet kundër tij. Siç e keni parë se çfarë i bëhet Alibeajt vetëm se mbron interesat e PD dhe interesat e demokratëve. Ju keni parë që DASH konfirmoi ato që ne kemi thënë”, tha Basha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply