Kreu i PD Kavajë: Caktimi i Fisnik Qoses drejtues politik, një model suksesi drejt fitoreve

Pas vendimit të PD për të caktuar Fisnik Qosen, kryetari aktual i Bashkisë Kavaje, si drejtues politik për qytetin që drejton dhe bashkinë e Rrogozhinë, ka reaguar kryetari i PD, dega Kavajë.

Përmes një postimi në rrjetin social FB, Hysen Kadiu thekson se është hera e parë në 3 dekada që një kryebashkiak zgjidhet edhe drejtues politik.

“Për herë të parë në tre dekada, një Kavajas, përpos detyrës si qytetar i parë zgjidhet dhe drejtues politik i qytetit të tij në zgjedhjet parlamentare. Ky është një tregues shumë i qartë dhe një model suksesi sesi promovimi i figurave lokale të shpien drejt fitoreve.”,- shkruan kreu i PD Kavajë.

Postimi

Partia Demokratike kthen sytë nga Kavaja!

Fisnik Qosjës i besohet drejtimi politik i Kavajës dhe Rrogozhinës në zgjedhjet e 2025-ës.

Për herë të parë në tre dekada, një Kavajas, përpos detyrës si qytetar i parë zgjidhet dhe drejtues politik i qytetit të tij në zgjedhjet parlamentare. Ky është një tregues shumë i qartë dhe një model suksesi sesi promovimi i figurave lokale të shpien drejt fitoreve.

Kavaja e meriton të përfaqësohet nga bijtë e saj, si në strukturat e brendshme politike, ashtu edhe në jetën parlamentare.

Kavaja premton fitore!

Image

 

About Redaksia

Check Also

Denoncimi i Bushatit: Fond sekret në SHBA, me porosi të Ramës një avion me biznesmenë në SHBA

Gazetari Andi Buhati deklaroi mbrëmë në TPZ se ai ka informacion se një aviion charter …