Pjesmarrja më e lartë në votime në 120 vite, SHBA drejt ndryshimit

Mbi 160 milionë amerikanë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në SHBA, duke prodhuar shkallën më të lartë të pjesëmarrjes në 120 vjet.

Këto janë të dhënat paraprake të Projektit të Zgjedhjeve në SHBA, mision i të cilit është sigurimi i statistikave zgjedhore. Sipas këtij Projekti, pjesëmarrja në zgjedhjet e së martës ka qenë 66.9 për qind – më e larta qysh në vitin 1900.

Më 1900, pjesëmarrja ka qenë 73.7 për qind dhe presidenti republikan, William McKinley, e ka mundur sfiduesin e tij demokrat, William Jennings Bryan.

“Zgjedhjet presidenciale 2020 kanë pasur pjesëmarrjen më të lartë në 120 vjet”, ka shkruar në Twitter themeluesi i Projektit të Zgjedhjeve, profesori Michael McDonald.

Sipas të gjitha rregullave klasike të zgjedhjeve kur numri i votuesve rritet atëhere kjo është një garanci për ndryshimin dhe tregon se peshorja anon nga opozita. Duket se SHBA po shkon drejt këtij ndryshimi.

About Krye Redaktor

Check Also

Përplasjet e brendshme që çuan Harris drejt humbjes

Edward-Isaac Dovere, CNN Ishte menduar të ishte një moment i përkryer – një panel grash …