Dominim i plotë i republiknëve në zgjedhjet e 5 nëntorit. Trump ka fituar votën elektorale, ka fituar votën popullore dhe kryeson deri tani me mbi 5 milionë vota, por ajo që e bën edhe më të madhe fitoren e Trump është fitorja edhe në Senat dhe Kongres.
Republikanët kanë arritur të marrin kontrollin e Senatit amerikan, ku falë zgjedhjeve të fundit, kanë kthyer tre ulëse në favorin e tyre dhe kanë arritur 51 karrige, për një shumicë mbi demokratët.
Kjo do të thotë se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, ata do të kenë kontrollin e dhomës së lartë së përfaqësuesve, të paktën për dy vitet e ardhshme.
Nga ana tjetër, po fitohet edhe Kongresi.
Këta të fundit kryesojnë me 182 ulëse, karshi 150 të demokratëve. Për të marrë shumicën duhen 218 mandate në Kongres.