E quajti “turp i njerëzimit”/ Rama i serviloset Trump: Nder i madh të punoj me ju!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet në SHBA përballë Kamela Harris.

Rama më herët e quajti Trumpin si “turp i njerëzimit”, ndërsa sot kryeministri i Shqipërisë “serviloset” duke pohuar se mezi po pret të bashkëpunojë me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuarave të Amerikës.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se Trump mori një fitore të jashtëzakonshme.

“Urime Donald Trump për në këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruan Rama.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon statistikat: 39% e listës janë gra, 18% janë të rinj, diaspora ka 7 përfaqësues

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri publike statistikat brenda Partisë Demokratike për përfaqësimin në parlament …