Berisha: Urime për fitoren presidentit Donald Trump! Demokratët shqiptarë ndër të rrallët në botë që e mbështetën haptas

Lideri i opozitës, Sali Berisha, shprehu sot në tubimin e përnatshëm në ‘Rrugën e Shpresës’, urimet e tij të përzemërta për presidentin e ri të SHBA, Donald Trump.

Berisha tha se, demokratët shqiptarë ndër të rrallët në botë që e mbështetën haptas.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufijshme, ju misionareve dhe misionarëve të vërtet të kauzës së drejtë të dinjitetit, lirive të njeriut, interesit kombëtar, vlerat universale të njeriut të lirë.

Përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme, që çdo natë shpërndajnë në të katërta anët e vendit të vëvretat e narkoregjimit të Edi Ramës.

Por sot, këtu në emër tuaj, të PD, të opozitës shqiptare i uroj, i përcjell urimet më të përzemërta presidentit të 47-të të SHBA-ve, z.Donald Trump për rikthimin e tij më të jashtëzakonshëm të të gjitha kohërave.

Një përshëndetje të përzemërt qytetarëve të SHBA-ve për votën e tyre, të cilët votuan dje për vlerat më sublime, më të arrira që njerëzit e lirë ndajnë njëri me tjetrin, kombet e lira nderojnë dhe respektojnë. Votuan dje, në një botë me luftra dhe të pasigurtë për Donald Trump, udhqheqësin që më shumë se kushdo tjetër premton dhe garanton paqe, prosperitet, zhvillim.

Mirënjohje të pakufijshme për ata që votuan për burrin e madh të kombit amerikan, mbrojtës kryesor i vlerave tradicionale konservatore në SHBA dhe në botë.

Të dashur miq, këtu demokratët shqiptarë, Sali Berisha në oqeanin elektoral planetar, jeni ndër më të paktët që mbështetët haptas, pa rezervë presidentin Donald Trump dhe zgjedhjen e tij.

Vetëm 5 ditë më parë në një studio televizive do të më pyesnin: për cilin je? Përgjigja e prerë: për Republikanët”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha, takim me diasporën në Londër me 17 nëntor

Kryetari i PD, Berisha do të takoje demokratët në diasporë. Takimi është planifikuar për diasporën …