Fitorja e Donald Trump, goditja në zemër e një përbindëshi, e kryekorruptorit të planetit, Xhorxh Soros

Në tubimin e sotëm qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se fitorja e Donald Trump është goditja në zemër e një përbindëshi, e kryekorruptorit të planetit, e kryecensorit të planetit, Xhorxh Soros.

“Atë prononcim, atë thirrje për anëtarët e PD, mbështetësit e saj në SHBA, nuk e bëra për veten time, as për të ndërhyrë në zgjedhje të kujt, por e bëra sepse Shqipëria, republika e drogës dhe e Xhorxh Sorosit përjetoi një nga krimet më të rënda, dramat më të mëdha, grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare.

Grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare në një vend që midis të gjitha vuajtjeve të shekujve dhe mijëvjeçarëve, vuajtjen më të madhe kishte patur mungesën e demokracisë.

Grushtin e shtetit kundër një vendi partner, anëtar i NATO-s, një vend që kishte bërë me zemër të hapur, kishte vendosur një bashkëpunim luajal me SHBA-të, por tani për monstrën Xhorxh Soros, duhej që të gjitha pushtetet t’i kalonin montrës, Edi Rama.

Duhej që Shqipëria të mos kishte opozitë, duhej të fshihej, të fshihej historia e Shqipërisë. Duhej këtu, që ambasadorja e Xhorxh Sorosit, Yuri Kim të fshihte historinë, të thërriste për arrestime persekutime me diplomatë të tjerë.

Duhej pra, Shqipëria të mos kishte opozitë, por vetëm banda, kriminelë dhe esmenë antishqiptarë.

Atëherë, më thoni ju mua, a nuk do u tradhëtoja unë ju, a nuk do tradhëtoja unë interesat shqiptare, në qoftë se nuk do bëja thirrje shqiptarëve, anëtarëve, mbështetës të PD të votonin për Donald Trump-in?

Miqtë e mi, fitorja e Donald Trump-it është goditja në zemër e një përbindëshi, e kryekorruptorit të planetit, e kryecensorit të planetit, Xhorxh Soros.

I dërgoj një përshëndetje të përzemërt Elon Musk, që deklaroi sonte se do i përkushtojë betejën e tij, betejës kundër Sorosit, kundër kësaj të keqeje që ka zëvendësuar marksizmin, kundër globalizmit që shkatërron kombe dhe familje”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha, takim me diasporën në Londër me 17 nëntor

Kryetari i PD, Berisha do të takoje demokratët në diasporë. Takimi është planifikuar për diasporën …