Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar edhe njëherë tjetër se ai do të fitojë zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës.
Nga tubimi në mbështetje të tij te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi se, në shtator 2021 ishte personi që në ujërat e një lumi ishte larë dy herë, dhe u zotua se do të lahet edhe herën e tretë!
“Të dashur miq, ngjarja e djeshme ka ndryshuar Amerikën, dhe për aq sa Amerika ndikon në botë, edhe botën.
Ajo ka disa mësime të mëdha për shqiptarët.
Mësimi i parë për qytetarët shqiptarë është se, rikthimi është i mundur, rikthimi është i jashtëzakonshëm.
Rikthimi i Donald Trump, pasi u përpoqën me atentate të përcaktonin presidentin e SHBA-ve është rikthim sa tokësor, aq edhe hyjnor.
Por, siç e dini dhe ju, Sali Berisha u rikthye pas rebelimit komunist. Përballoi bomba, atentate dhe çdo gjë. Por besimi i tij te shqiptarët dhe i shqiptarëve tek ai bën që i të jetë kryeministër në vitin 2005-2013.
Mos harroni, ju lutem, mos harroni kurrë takimin tonë të parë në hotel Rogner në mbledhjen e parë të Rithemelimit.
Në atë takim unë u rrëfeva ju se, një president i SHBA-ve i kishte thënë një mikut tim kur ai po fliste për mua, se në ujërat e një lumi nuk lahesh dot dy herë.
Unë, atë shtator të 2021 isha personi që në ujërat e një lumi isha larë dy herë, por u zotova se do të lahem edhe herën e tretë!
Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!”, tha Berisha.