Zhupa shpërthen ndaj Spiropalit: Jep dorëheqje bashkë me Bushkën, shkelët Kushtetutën

Deputetja e PD, Ina Zhupa, në fjalën e saj në parlament tha se diktatura mund të jetë ëndrra e maxhorancës.

Zhupa iu drejtua Spiropalit se ajo dhe Bushka duhet të japin dorëheqjen, pasi vendimi i tyre për përjashtimin e deputetëve të opozitës rezultoi antikushtetues. Më tej, Zhupa deklaroi se maxhoranca mund ta ëndrrojë diktaturën, por se opozita nuk do ta lejojë atë.

“Zonja Spiropali, keni shkelur ligjin dhe rregulloren. E keni kthyer parlamentin në seksion të PS-së, duke përjashtuar pa të drejtë deputetët e opozitës. Jeni krejtësisht false. Kush jeni ju që të vendosni se çfarë bëjmë ne.

Diktatura mund të jetë ëndrra juaj, por ne jemi këtu që ajo ëndërr e juaja mos të realizohet. Ju Spiropali dhe Bushka duhet të jepni dorëheqjen me turp, keni shkelur Kushtetutën. Këtu ka vetëm vjedhje, shkelje e manipulim”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Dokumenti/ Si Soros diktoi Reformën në Drejtësi

Nga Basir ÇOLLAKU Reforma në drejtësi duket se ka qenë me të vërtetë një histori …