E majta në SHBA pësoi një tronditje të rëndë të martën, pasi humbi zgjedhjet presidenciale, por edhe ato për legjislativin amerikan.
Ndërkohë, votuesit vendosën edhe për një seri çështjesh të tjera.
Sipas medieve amerikane, në disa shtete të ndryshme, votuesit kanë vendosur të shkarkojnë ata prokurorë qarqesh që identifikoheshin me miliarderin majtist, George Soros.
Rasti më i bujshëm është ai i prokurorit të qarkut të Los Angeles, George Gascon. Ai humbi zgjedhjet përballë Nathan Hochman, një republikan që e bazoi fushatën e tij në premtimet për luftë më të ashpër ndaj krimit.
Sipas ‘Washington Examiner’, Gascon ishte kritikuar për shkak të politikave të tij të buta ndaj krimit.
Gascon ishte zgjedhur falë ndihmës së Soros, i cili derdhi të paktën 2.5 milionë dollarë për fushatën e tij.
Për ironi, në të njëjtën ditë Kalifornia votoi po ashtu për të kaluar një paketë të njohur si ‘Propozimi 36’, që synon të zhbëjë dëmet e shkaktuara nga prokurorët majtistë të Soros. Kjo paketë parashikon dënime më të ashpra për kriminelët.