Opozita u rikthye në kuvend me denoncime të forta për afera financiare, nga zyrtarët e lartë të qeverisë dhe shtetit. kreu i grupit Parlamentar të PD,
Gazment Bardhi akuzoi Presidentin Bajram Begaj se po bën fushatë për partinë socialiste në këmbim të lejes së ndërtimit për dy vila. Bardhi denoncoi edhe deputetin socialist, Eduard Shalsi se ka përfituar në mënyrë të paligjshme tendera dhe projekte nga buxheti i shtetit, ndërsa ka fshehur 1.8 milionë euro pasuri. Deputeti demokrat denoncoi edhe vëllain e ministrit të brendshëm Ervin Hoxha, se si vartës i Ballukut në OSHE, po u vendos gjoba qytetarëve.
Pas vendimit të Gjykatës Administrative që rrëzoi PS për përjashtimet, Rikthimin në kuvend opozita e ka nisur me denoncime të forta për afera të dyshuara nga eksponentët e lartë të qeverisë.
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, denoncoi Presidentin Bajram Begaj se po bën fushatë për socialistët në këmbim të lejes së ndërtimit për dy vila për fëmijët e tij.
Gazment Bardhi akuzoi deputetin socialist Eduard Shalsi se ka përfituar tendera e para nga buxheti i shtetit, ndërsa tha se ai ka fshehur 1.8 milionë euro pasuri në emër të familjarëve të tij.
Denoncimet nuk munguan as për familjarët e ministrit të brendshëm Ervin Hoxha, vëllai i të cilit punon si drejtor në OSHEE. Sipas Gazment Bardhi, vëllai i ministrit Hoxha si vartës i Belinda Ballukut po u vendos gjoba qytetarëve.
Gazment Bardhi, bëri edhe një tjetër denoncim të fortë, duke u shprehur se vëllai i ministrit të brendshëm, vartës i Belinda Ballukut në OSHE, po u vë gjoba qytetarëve.
Gjatë fjalës së tij, Gazment Bardhi i kërkoi gjithashtu ministrit të jashtëm Igli Hasani të ndalojë përdorimin politik të ambasadorëve, të cilët janë shfaqur në takimet elektorale të kryeministrit Edi Rama me diasporën.