Noka: Buxheti i blerjes së zgjedhjeve! Buxhet i lëmoshës elektorale pensionistëve!

Fjala e Sekretarit te Përgjithshëm te PD, Flamur Noka në Kuvend

Buxheti faktik i hajdutërisë pasi prej 11 vitesh, me këto buxhete shqiptarët varfërohen dhe të vetmit që perfitoni jeni ju dhe klientela juaj.

Dhe për ta kuptuar këtë nuk na nevojiten vetem raportet ndërkombëtare që e nxjerrin rilindjen si qeverinë më të korruptuar në kontinent, as auditet e Kontrollit të Lartë të Shtetit që gjen dem ekonomik gati 1 miliardë euro çdo vit, as dosjet e aferave që janë në prokurori.

Të verteten e buxhetit tuaj e tregon jeta e përditshme e njerëzve, që sa vjen e veshtirësohet.

Të verteten ja plasen në sy kryeministrit pensionistet kurajozë në Opinion. E vërteta e buxhetit tuaj është tek konsumi që ka rënë.

Është tek ajo pensionistja që ulëret dramen e saj ne telefon, kur thotë se si mund të jetojë me 8 mijë lek në muaj.

E keni bërë moto te propagandës suaj që thoni çdo vit që është buxheti më i madh në histori.

Po si ka mundësi që një e treta e qytetarëve janë nën kërcënimin e varfërisë. Si ka mundësi që janë një pjesë e mirë e shoqërisë nën kërcënimin e urisë.

Ku shkojnë pra këto para.

Ju shtoni buxhetin, por varfëria shtohet. Rrisni buxhetin por konsumi ka rënë ndjeshëm

Si ka mundësi???:

Sipas eurostat 46% e shqiptarëve janë të varfër.

Sipas Unicef 47% e fëmijëve shqiptarë janë të kequshqyer.

31% e asaj që prodhon ekonomia shqiptare shkon për ushqim ngjashëm në vendet e botës së tretë (Europa 6,6%)Si ka mundësi.

Ju flisni për buxhet gjigand, por jemi tek të ardhurat për frymë as te 34% e mesatares europiane

Ju prodhoni propogandë, por Shqipëria ka rënë 4 vende në Indeksin e Progresit Social

Ju prrallisni këtu për shëndetësinë, por 55% të ilaçeve i blejnë vet pacientët, në spitalet shqiptare dy feta bukë e një gotë caji është mëngjesi për pacientët.

Flisni për Bujqësinë, por ajo ka fytyrën e Frida Krifcës që vjedh jo vetëm subvencionet e taksapaguesëve shqiptar por edhe të atyre Europian.

Bujqësia në rënien më të thellë që nga 1997 me renie 0,68% sipas Instat.

Buxheti i udhëtimeve të Kryeministrit me avion privat

Buxhet i blerjes së zgjedhjeve. Buxhet i lemoshës elektorale pensionistëve. I tenderave masive për blerje vote.  I shpenzime e kolosale në fushatën e 2023

Buxhet i parave të drogës, 170 mijë banesa bosh e ndërtime me ritme të frikshme. Pse??

Si ka mundësi,  Janë shifra që jua çjerrin maskën e propogandës suaj. Dhe kështu i bie që i merrni, i fusni në xhepin tuaj.

Po çfarë janë inceneratorët që nuk ekzistojnë po vazhdojnë marrin para?

Çfarë janë tenderat me flamur të kuq, kudo në çdo sektor?

Çfarë janë koncesionet në shendetësi që dhe këtë vit kanë marrë mbi 52 milione euro, kur ilaçet te onkologjiku mungojnë?

Çfarë janë ato 5D-të që po mbijnë ngado?

Çdo të thotë që 1 km rrugë ketu tek ne, ka kosto 3 here, 4 herë më shumë se në rajon e se mesatarja e BE?

Këto janë adresat ku shkon pra buxheti juaj. Nuk mbërrin kurrë tek qytetarët, tek fermerët, tek pensionistët, tek studentët, tek ata në ndihmë ekonomike, apo me aftësi të kufizuar.

Buxheti shkon në xhepat tuaj dhe te klentelës tuaj.

Pak ditë më parë, Drejtori i ISSH u shpreh se duhen 170 milionë euro për të rritur me 10 % pensionet. Po brenda 10 viteve tha ai, kjo shumë mund të shkonte në 300 milionë euro.

A ju kujton gjë kjo shifër? Kaq është shuma që Beketi pritet të marrë nga buxheti, nga taksat e shqiptarëve, duke perfshirë këtu kamatat për vonesat e qeverisë. Pse? Sepse Beketi nuk i pëlqente Erjon Velisë, nuk i pëlqente Edi Ramës. Pse? Sepse ai nuk pranoi për kryeredaktor Fugën, dhe këta i mbyllën televizionin dhe e përzunë. Por ai i mori në arbitrazh paratë. Një mungesë simpatie e kryeministrit kushton sa rritja e pensioneve me 10% për 10 vite me radhë.

Ja pra ku shkon buxheti juaj.

Këto abuzime janë krime të renda. Si rregull do duhej të mbanit përgjegjësi. Nga Kryeministri i pari, e deri tek i fundit. Po meqë Spakun e keni tuajin, siç e deklaroi dhe vetë Noc Rroku, atëhere jeni bërë gati që demin ta beni dhe më të madh në buxhetin e vitit tjetër.

Vetëm mos harroni. Do ju ngelet në fyt vitin tjetër se e ka populli në dorë. Kaq shumë i keni hyrë në hak, sa nuk do ti gëzoni dot ato që keni vjedhur. Dhe ju e dini mirë se ku e keni vendin ditën që do humbni ato karrige.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …