Inceneratori dhe dosja “5D”, sot në orën 11:00 protestë para Bashkisë Tiranë

Qytetarët do të vijojnë sot në orë 11:00 protestën e radhës para Bashkisë Tiranë, ku do të kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protestat para kësaj bashkie po zhvillohen për skandalet që kanë ndodhur në këtë institucion, siç janë afera e inceneratorëve dhe dosja “5D”, ku janë arrestuar pas hetimeve të SPAK-ut, një sërë drejtorësh. Qytetarët kërkojnë me ngulm që Veliaj të vihet para drejtësisë.

Edhe vetë Veliaj u mor në pyetje nga SPAK-u për aferën e inceneratorëve, ndërsa janë thelluar hetimet për drejtorët e tij.

Qytetarët kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen.

 

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …