Blushi: 8 nëntori ditëlindja e SPAK, dita më e zezë në historinë e kombit!

Sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi e ka cilësuar këtë ditë, si më të zezën në historinë  e kombit shqiptar, teksa iu referuar krijimit të institucionit të SPAK. Në fjalën e tij në protestën e organizuar për të disatën javë përpara Bashkisë së Tiranës, Blushi tha se 8 nëntori është ditëlindja e një institucioni që sipas tij, po shërben me verbëri për instalimin me dhunë të diktaturës në vendin tonë.

Sipas Blushit, SPAK mbyll sytë përpara krimeve dhe korrupsionit të dyshes Rama-Veliaj, ndërsa kërkon me ngulm dhe ka si mision, dënimin e liderve të opozitës dhe burgosjen e tyre.

“Simboli më i urryer i korrupsionit dhe krimit të organizuar, sot është ditëlindja e SPAK, dita më e zezë në historinë e këtij kombi. Më 8 nëntor, është në fakt edhe ditëlindja e këtij institucioni që po shërben me verbëri për të instaluar me dhunë diktaturën. Është ditëlindja e Arben Krajës ish hetuesi i komunizmit, mercenarit Altin Dumani që ka marr përsipër si idhujt e tij të instalojë diktaturën, dhe të shërbejë si vrasës me pagesë i pluralizmit politik, duke u përpjekur të asgjësojë opozitën e demokracinë.

Faktet për korrupsionin e përbindshëm Rama-Veliaj janë si drita e diellit, këto kulla droge, që SPAK s’i sheh, firma e Veliajt që i hapi rrugën incineratorit që Dumani s’e sheh, faktet e firmosura nga Rama për incineratorin që Dumani s’i sheh, koncesionet, PPP, rrugët e florinjta që gllabërojnë miliona euro.

Dumani ka një mision, të burgosë liderin e PL, Meta pa prova e fakte, të burgosë Berishën, pa fakte, prova e dëshmi, qëllimi i tij është të asgjësojë opozitën. Dhe as guxon të përmedëe ermin Rama-Veliaj, por të burgosë deputetët zemërluanë të opozitës, si Salianji.

Kjo ditë nisi me 2 lajme të zeza për vendin, importi i mbetjeve toksike. Për Ramën ky vend është një kosh për mbeturinat e botës.

Lajmi i 2, ardhja e emigrantëve në vendin tonë. Kjo është agjenda e shpopullimit të Ramës.

Si mudn të lejojmë këtë bandë, narko-regjim që ka krijuar precedent, duke themeluar në Evropë një narko-shtet e kjo falë Ramës. E vetmja zgjidhje, është aksioni, përballja për t’iu thyer dhëmbët banditëve që guxojnë të marrin peng jo vetëm drejtuesit e opozitës, por të ardhmen  tonë”, tha Blushi.

About Redaksia

Check Also

Rama flet për zgjedhjen e Trump: Do jetë njësoj si Biden, s’do ndryshojë gjë

Zgjedhja e Trump “për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë”. Kështu ka deklaruar  Rama në Budapest të …