Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në konferencën për gazetarët se, 15% e buxhetit të vitit 2025 do t’i jepet ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
“A e dini e çfarë kanë bërë me buxhetin? 15% të buxhetit ja kanë dorëzuar lubi Ballukut, e cila unazën e Tiranës që ndërtohet prej 15 vitesh, sot është në gjysmën e punimeve dhe këtë gjysmë lubi Balluku e ka ndarë në 14 kontrata.
A e kuptoni? Janë 12-13 km janë ndarë në 14 kontrata për të vjedhur dhe çmimi shkon 16 mln euro km”, tha Berisha.