Fitorja e Trump/ Berisha: Goditja që mori ekstremizmi i majtë, i udhëhequr nga Xhorxh Soros, do vijë edhe në Shqipëri!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në konferencën e tij me gazetarët edhe për zgjedhjet në SHBA dhe fitoren e Trump dhe sulmin ndaj opozitës shqiptare i dirigjuar nga Rama dhe Soros.

“Nuk kam akuzuar unë. Unë në krye të radhës i kam shkruar letër sekretarit Blinken se ky vendim bazohet në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit.

Dhe unë të garantoj se në atë kohë nuk dija asgjë për afrinë e madhe familjare të sekretarit Blinken me Xhorxh Sorosin.

Por koha provoi se jo vetëm Edi Rama dhe Xhorxh Soros, por në këtë lobim korruptiv, një rol shumë aktiv ka luajtur McGonigal.

Unë nuk kisha dëgjuar për këtë njeri, por kjo tashmë është e vërtetuar plotësisht.

Mirëpo çfaër ndodh?

McGonigal është dënuar 2 vite e 4 muaj sepse u korruptua nga Edi Rama, kurse korruptori i McGonigal mbrohet nga Peng-Dumani, që në çdo ligj të botës është i detyruar të marrë dosjen e gjykatës amerikane dhe ta dërgojë në gjykatën shqiptare për dënimin e Edi Ramës.

Por ky mercenar pa ligj dhe moral, vazhdon dhunimin e ligjit, Kushtetutës dhe detyrës.

Pra, nuk jam unë, është e vërtetë kjo.

U bë një grusht shteti kundër opozitës shqiptare. Ajo nuk duhej të ekzistonte si përfaqësuese e popullit opozitar, por si një vasale e Edi Ramës. Ky ishte qëllimi.

Më kanë pyetur gazetarë shumë herë për këtë punë, edhe për zgjedhjet e vitit 2021.

Çfarë kam deklaruar unë për zgjedhjet e vitit 2021? Kam deklaruar se vota vdiq pa hyrë në kuti.

Por ai që duhej të mobilizonte opozitën dhe PD për t’i dalë zot, ai kishte bërë marrëveshjen e fshehtë për të qeverisur së bashku me Eid Ramën, por një pengesë që ekzistonte ishte Sali Berisha.

Dhe pasi dështuan ta sanksiononin pse mbrojti interesin kombëtar të Kosovës dhe nuk guxuan t’ia dorëzojnë Mike Pompeos, por me korruptorë të Xhorxh Soros në Departamentin e Shtetit i përgatitën gjerat dhe nuk i dërguan, kthyen pastaj dosjen e McGonigal dhe sanksionuan duke besuar se do mund ta arkivonin apo do mund të strehonin në banesën e harresës.

Koha provoi se dështuan.

Opozita shqiptare u ngrit pavarësisht grushtit të shtetit që përbën një njollë të zezë në historinë e atyre që e organizuan.

Nuk ka dyshim se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, më i jashtëzakonshmi në historinë e rikthimeve, shënon një arritje të madhe për kombin amerikan, i cili përjetoi këto vite agresionin sorosian dhe të ekstremit të majtë, të shprehur me politizimin e turpshëm, të skajshëm të drejtësisë, të financuar nga Xhorxh Soros.

Me persekutimin ekstrem të kundërshtarëve politikë, të shprehur me agresionin ndoshta ndër më të mëdhenjtë në histori kundër identitetit të njeriut.

Shpëtimtare për SHBA, por edhe për botën e lirë, ishte fitorja e Donald Trump dhe goditja që ai i dha monstrës së njerëzimit, Xhorxh Soros dhe doktrinës së tij.

Shënon një rikthim të vlerave në SHBA. Amerika rikthehet në vlerat e saj dhe uroj që PD, një parti e madhe në histori të shpëtojë nga kthetrat në histori e një njeriu që ka kryer krime kundër njerëzimit, kryespekulatori dhe kryecensori i botës, Xhorxh Soros.

Ndjejemi shumë më të motivuar sot që qëndruam kundër këtij Kovidi të moralit njerëzor.

E bëra këtë analizë se problemi nuk është te Sali Berisha, por është universal. Është për njeriun e lirë, për shoqërinë e lirë në botë.

Por nga ana tjetër, nuk ka dyshim që kam besim të plotë se goditja që morën në SHBA ekstremizmi i majtë, i udhëhequr nga Xhorxh Soros, do vijë edhe në Shqipëri, pasi nuk do mbështeten më siç janë mbështetur.

Ju lutem zotërinj, kujtoni vetëm Donald Lunë. Në kulmin e kanabizimit të Shqipërisë, dilte përkrah Saimir Tahirit dhe përgëzonte policinë për rezultate të shkëlqyera kundër drogës.

A nuk ishte kjo një mbështetje e hapur për narkoshtetin, bazuar në doktrinën e Xhorxh Sorosit, që ndërmerrte rezoluta në OKB për të ndërprerë luftën kundër trafikimit të drogës?

Dhe i njëjti njeri, kur do akuzohej nga antimafia italiane Saimir Tahiri me dokumente zyrtare, do u thoshte shqiptarëve se ju jeni mësuar me procese politike në kohën e komunizmit.

A nuk ishte Juri Kim që riktheu në Shqipëri kulturën e mohimit me ekspozitat që bënte në kremtimin e 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane?

Për ne nuk ishin habi se i kishim përjetuar në diktatura, por që t’i paraqiste ambasadorja amerikane, ishte turpi i dheut.

Kështu që SHBA shpëtuan vetë në radhë të parë, kombi shqiptar shpëtoi dhe po shpëtoi ai, është garant për sigurinë, por ka vlerë shumë të madhe edhe për vlerat universale jo vetëm në Amerikë, por edhe në botë.

Ndaj PD, parti aleate e Partisë Republikane, qëndroi publikisht dhe e hapur në anën e saj kundër të gjithë demonizimeve dhe paragjykimeve që bënte makineria progandistike mashtruese ndaj kandidatit të saj dhe kandidatëve të saj”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama flet për zgjedhjen e Trump: Do jetë njësoj si Biden, s’do ndryshojë gjë

Zgjedhja e Trump “për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë”. Kështu ka deklaruar  Rama në Budapest të …