Hoti-Manjës: A po përdoret drejtësia për kundërshtarin politik? Ministri: E kam lënë punën prej 15 vitesh…

Teksa po merrte pjesë në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”, ministri i Drejtësisë është kapur në befasi nga ligjvënësja demokrate Elda Hoti në këtë komision.

Deputetja e PD, Hoti pyeti ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, në është drejtësi e re, dënimi i një deputeti, si Salianji vetëm pse denoncoi lidhjet e krimit gtë organizuar me pushtetin, pa bërë kallëzim.

Në pamundësi dhe i kapur ‘gafil’ nga ligjvënësja demokrate, Manja u përpoq të fshihej pas shprehjes ‘pushtetet janë të ndara’, duke thënë se punën në sistemin e drejtësisë e ka lënë prej 15 vitesh, që nga hyrja e tij në politikë.

Debati:

Hoti: Z. Ministër ju folët për rehabilitimin e të burgosurve, folët edhe për Refromën e re në drejtësi. Pse po rehabilitohet Z.Sali Berisha z.Ministër, sepse denoncon çdo ditë aferat tuaja korruptive?!

Pse po dënohet Ervin Salianji dhe për çfarë duhej të rehabilitohej? Rehabilitim që të mos vazhdonte të denonconte lidhjet e krimit të organizuar me  qeverinë?

Në cilin nen parashikohet që denoncimi publik është vepër penale? Pse po përdoret drejtësia për kundërshtarin politik, pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt? Dënimi me burg i deputetit Ervin Salianji për kallëzim pa bërë kallëzim është i pari i këtij lloji në botë, është burgosja e parë për një shtetas shqiptar për këtë vepër.

A është kjo drejtësia e re Z.ministër dhe shpresa e madhe që kanë qytetarët shqiptarë te drejtësia, ku dënohet një qytetar, një deputet sepse ai ka guximin dhe denoncon lidhjet e krimit me qeverinë? A jeni i shqetësuar ju si ministër i Drejtëisë, që po përdoret drejtësia si hakmarrje politike?

Manja: Ju doni të më ktheni 15 vjet prapa, po unë e kam lënë një ditë sistemin e drejtëisë në vitin 2009. Të falenderoj që do të më kthesh në profesionin që kam pas. Ju lutem mësojeni që kam 15 vjet në politikë dhe një gjë e kam mësuar si te drejtësia dhe te poltika. Janë 3 pushtete të ndara. Unë sot jam në politikë, ata kanë punën e vet. Kështu që kjo është përgjigja ime për ju.

About Redaksia

Check Also

Kryetari i PDSHK në “Rrugën e Shpresës”, Morina: E drejta do të triumfojë, Berisha do të kthehet në mesin tonë

Zef Morina, kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, ka mbajtur një fjalim emocionues në …