Fitorja e Donald Trump ishte një fat i madh për familjen shqiptare, kundër planeve të Xhorxh Soros që kërkon të shkatërrojë familjen tradicionale. berisha tha se, në selinë e PS ishin përgatitur për të festuar fitoren e Kamala Harris
“Ishte një fat i madh për familjen shqiptare triumfi i Donald Trump.
Unë mund t’u them shqiptarëve se natën e zgjedhjeve, në selinë e PS, qeveritarët, ministrat, kishin futur arkat e shampanjës dhe kishin mbushur tarracën me arka fishekzjarrësh, të sigurt se edhe pollet e Ramës tregonin se e ka të sigurt fitoren Kamala Harris, dhe kur i kanë parë qytetarët të dalin në orën katër të mëngjesit kokëvarur, fytyrënxirë, të dëshpëruar se prisnin ndonjë lidhje Skype me Aleksin në momentin e triumfit të zonjës Harris, pra, ajo natë i dha një përgjigje të merituar.
Por PD zotohet për ligje më të forta për sigurinë e familjes.
Të harrojë kush se mund të përdorë terma Prind 1 dhe Prind 2 apo se mund të imagjinojë praktika të ndryshimeve gjinore, të ndërhyrjeve në identitetit e qenieve njerëzore në Shqipëri.
As edhe ato që i sollën në parlament për të krijuar fermat e fëmijëve të tretë me atë praktikë që sollën Edi Rama dhe Erion Veliaj në parlament.
Këto marrin fund.
Familja është familje dhe do bëjmë gjithçka për mbështetjen e saj, konsolidimin e saj.
Kështu që edhe në këtë kontekst, nuk qe vetëm ekonomia ajo për të cilën amerikanët votuan Donald Trump, por qe edhe agresioni që iu bë nga ekstremizmi i majtë, nga doktrina marksist-leniniste.
Kur them kështu, ndokujt mund t’i duket çudi, se propaganda amerikane e ka mbuluar këtë, por iu sugjeroj të gjithëve që cilido që e merr të rëndë termin leninist, apo shpallja leniniste e ‘Ëoke Culture’ le të lexojë për rrymën kulturore bolshevike që shpërtheu pas revolucionit të tetorit në Rusi.
Mos harroni se gjatë diktaturës, qarkullonte si thashethem retushimi që iu fotografive të së shkuarës, dhe kjo sigurisht krijonte te ne një përshtypje neveritëse, por të njëjtën gjë bëri edhe ambasadorja amerikane në Tiranë.
Yuri Kim kremtoi në mënyrën më të shëmtuar 100-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane duke fshirë fotografitë e atyre që ishin promotorët e këtyre marrëdhënieve, sikur të ishin nazistë.
Solla këtë shembull të Yuri Kim për të theksuar se çfarë përfaqësimi të fortë arriti ‘Ëoke Culture’, ky rikthimi i projekt-kultit të leninizmit.
Dhe këto morën fund, kështu që pa diskutim rrezatimi kulturor marksist-leninist merr fund.
Do jenë vlerat ato që do prevalojnë”, tha Berisha.