Berisha paralajmëron investitorët strategjikë të Ramës: “Nuk do e gëzoni”, Rama i jep Turjan Hyskos 77 mijë metër katrorë tokë

“Me një vendim me firmën e tij, i jep Turjan Hyskos, këtij gjeniu, 77 mijë metër katrorë tokë publike”. “Turjan, mos e merr tokën se në mënyrë absolute po të paralajmëroj nga opozita, kurrë nuk do e gëzosh”, tha kryetari i PD.

Berisha: I pamëshirë, të pangopur, shpërndajnë çdo ditë, vjedhin pasurinë publike.

Të gjitha me aksioner Edi Ramën, këtë monstër që nuk ngopet kurrë.

Me një vendim me firmën e tij, i jep Turjan Hyskos, këtij gjeniu, 77 mijë metër katrorë tokë publike.

Turjan, mos e merr tokën se në mënyrë absolute po të paralajmëroj nga opozita, kurrë nuk do e gëzosh.

Nuk plotëson asnjë kriter përveç kriterit plaçkitës me Edi Ramën i pasurive publike të shqiptarëve.

Ty dhe të gjithë ata që kanë marrë tokën publike, tokën e pronarëve, do t’u dalë për hundësh, do t’u konfiskohet, do i rikthehet shteti, do i rikthehet pronarëve, do shitet për të rritur rrogat, do shitet për të rritur pensionet, do shitet për mirëqenien.

Ky buxhet është buxhet mjerimi.

A e dini ju miqtë e mi, se vetëm 2.6 përqind është lënë për fëmijët tanë në shkolla, për shkollat e fëmijëve tanë?

Ndërkohë për Lubi Ballukun 15 përqind, për lubinë që nuk ngopet, që ndan në 14 kontrata 13 km të unazës së Tiranës, për të vjedhur 14 herë, e shpërfytyruar nga çdo normë dhe standard.

Miq, të bashkohemi në këtë betejë të frymëzuar.

Të bashkohemi sepse ky regjim i kalbur nuk mund të rezistojë kurrë para bashkimit tonë, nuk mund të rezistojë kurrë para guximit tonë, nuk mund të rezistojë kurrë edhe miliardat e Xhorxh Sorosit, këtij monstre njerëzore të derdhen mbi të.

Ne do fitojmë.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …