Opozita: Komisioni nuk mbyllet pa dëshminë e Ramës dhe Vilma Nushit!

Vijojnë debatet në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi, ku është kërkuar madje dhe dëshmia e kryeministrit Edi Rama.

Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca, tha se nuk mund të thirren aksionerët e kompanive.

Kurse Albana Vokshi tha se Vilma Nushi është personi kyç që ka përfituar nga koncesionet.

Edhe deputeti Edmond Spaho tha se duhet thirrur Rama dhe Nushi.

“Nuk mund të mbyllim këtë komision pa deponimin e kryeministrit dhe Vilma Nushit. Koncesionet janë dhënë nga qeveria. Pa dëgjuar kryeministrin dhe fituesen kryesore të koncesioneve, check-up-it, ne nuk mund ta mbyllim komisionin. Ndaj unë mendoj që në seancën plenare të kërkojmë shtyrjen e komisionit”, tha Spaho.

About Redaksia

Check Also

Rama nuk lejoi SPAK të kontrollonte telefonat e të korruptuarve të PS/ BIRN: Policia ia kontrolloi protestuesve në shkelje të ligjit

Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej …