PS mbron Ramën dhe Vilma Nushin, nuk zgjatet afati i komisionit të koncesioneve në shëndetësi

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar me votat e socialistëve kërkesën e opozitës për zgjatjen e afatit të komisionit hetimor parlamentar të koncesioneve në shëndetësi, sterilizimi dhe check up-i.

Pas përplasjes në komision, opozita iu drejtua Konferencës së Kryetarëve për zgjatjen pa afat të punimeve të komisionit në fjalë mbi bazën e tre argumenteve, më konkretisht:

1- Nuk ka kohë për dëshmitarët e miratuar nga të dyja palët.
2- Nuk ka asnjë mundësi zbardhje dhe miratim procesverbalesh (dokumente të nevojshme për t’u miratuar para mbledhjes së fundit)
3- Nuk ka asnjë mundësi te diskutohet edhe të shkruhet raporti (qofte një apo dy).

Por këto argumente nuk janë marrë për bazë nga mazhoranca, e cila e ka rrëzuar kërkesën me pretendimin se nuk vinte e dakordësuar me të dyja palët në komision.

Siç duket, e gjithë mazhoranca është vënë në mbrojtje të kryeministrit Edi Rama dhe sipërmarrëses Vilma Nushi, e cila është një prej përfitueseve të koncesionit të check up-it, pasi opozita kërkon dëshmitë e tyre në komision, duke i konsideruar si dëshmimtarë kyçë, por ndërkohë socialistët refuzojnë.

Sot është afati i fundit i komisionit në fjalë, e ndërkohë që kanë ngelur vetëm pak orë, ende nuk ka dëshmuar ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, teksa janë dhe një sërë dëshmimtarësh të tjetër të cilët nuk kanë ardhur ende në komision, ku mes tyre janë edhe sipërmarrësit italianë që kanë fituar koncesionin e sterilizimit, bashkë me Ilir Rrapajn.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga zëri juaj guximtar u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij dhe narkoministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” …