Ramës i janë këputur fijet e Soros, moment historik për vendin!

Në ditën e 317 të rezistencës qytetare në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, edhe këtë të mërkurë mbështetës të shumtë i janë bashkuar tubimit poshtë banesës së kryedemokratit.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha tha se PD mbetet e vetmja shpresë për Shqipërinë, teksa tashmë Ramës I janë këputur fijet që deri dje e mbështesnin, me fitoren e republikanit Donald Trump.

Duke e cilësuar një moment historic për vendin tonë, mbështetjen që sdhiptarët patriot I kanë dhënë Trump, Hoxha thotë se Rama po prek shpejt fundin e rrugës së korrupsionit.

Sipas tij, në misionin e demokratëve për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme, përballja me Ramën është vetëm për vetëm, pasi nuk ekziston më Soros në këtë beteje.

“PD e vetmja shpresë për Shqipërinë. Jemi në një moment historik për vendin, sepse falë qytetarëve patriotë, Ramës i janë këputur fijet. Rama është nisur drejt një fundit të rrugës së korrupsionit, pasi atë e pret burgu.

S’ka asnjë rrugë tjetër ky vend për të pasur demokraci, pa pasur zgjedhje të lira e qeveri teknike. Jemi të vendosur për msobindje civile. Të vendosur për të realizuar këtë mision, e do ia dalim. Mos harroni se jemi vetëm. S’kemi askënd përballë Ramës. Në këtë nsimë të demokratëve mungon tashmë George Soros”, tha Hoxha.

About Redaksia

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …