Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka është ndalur te sistemi arsimor në Shqipëri, i cili përgjatë 10 viteve të fundit ka prekur fundin.
Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te “Rruga e Shpresës” tha se, bBuxheti i arsimit është 100 % më i ulët se në Kosovë, Serbi. Rrokullisja e arsimit në Shqipëri ishte më e madhja në botë.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të pakufishme për ju pararendës të vërtetë të triumfit të opozitës shqiptare dhe përmbysjes së narkoshtetit.
Misionarë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të dinjitetit, të lirisë, të interesit kombëtar.
Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme, që me fjalën e tyre çajnë vellon e zezë të censurës qeveritare dhe u përcjellin shqiptarëve të vërtetat e realitetit të tyre.
Të dashur miq!
Sot dëshiroj të ju drejtohem nxënësve, nxënseve, studenteve e studentëve, prindërve të tyre, mbi një çështje themelore të jetës, të ardhmes së tyre.
Një çështje për të cilën çdo familje shqiptare përpiqet të sakrifikojë edhe nga kafshata e vet, në mënyrë që vajza, djali të shkollohet dhe të ketë një të ardhme më të mirë se ai të ketë një të ardhme që meriton.
Por qëndrimi i narkoshtetit i Edi Ramës, ministrave të tij, zyrtarëve të tij, i partisë së krimit, ndaj arsimit, shkollimit të fëmijëve shqiptarë është një qëndrim përçmues, për nënçmues, për të mos thënë deri në përbuzje.
Sot në shkollat e tre cikleve të vendit, ulen mbi 600 mijë nxënës dhe nxënëse dhe studentë.
Buxheti i këtij sistemi që ka mbi 45 mijë mësues dhe pedagog është qesharak. Është buxheti më i ulët, 100 përqind më i ulët se në Maqedoninë e Veriut, se në Kosovë, se në Serbi.
Në një kohë kur për shkak të rrokullisjes katastrofale që pësoi ky sistem në Shqipëri gjatë 8 viteve, të rilindjes vdeksore për arsimin, rrokullisja e cilësisë së arsimit në Shqipëri ishte më e madhja në botë”, tha Berisha.