Spiropali e mbylli në sirtar, Salianji dërgon nga burgu kallëzimin për TIMS

Reagim i Ervin Salianjit nga kabina telefonike për skandalin parlamentar

Hetimi parlamentar mbi manipulimin e “TIMS”, drejtuar nga deputeti Ervin Salianji, nxori në publik ndërhyrjet e qëllimshme në këtë sistem të dhënash, për interesa kriminale të eksponentëve të lidhur me qeverinë dhe pushtetin, duke dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare.

Përfundimet e këtij hetimi janë një bazë e mirë për ndjekje të metejshme nga SPAK.

Sipas rregullores, këto konkluzione i percillen organit të akuzës nga Kuvendi. Eshtë zbuluar se Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka shkelur rregulloren, dhe mban në sirtar pêrtej afateve të percaktuara, dosjen e firmosur nga Ervin Salianji, që tanimë duhej të ishte në SPAK.

Lidhur me këtë skandal, Salianji bëri denoncimin përmes kabinês telefonike në burgun ku mbahet si i dënuar politik.

Denoncimi i Salianjit

Të gjenden arsyet, qëllimi dhe përgjegjësia për këtē akt të rende, të pengimit të drejtësisë dhe mbrojtjes së krimit, që të çon vetëm në një drejtim! Autori është Edi Rama.

Ky skandal, ku doganierja e parlamentin nuk e dergon në SPAK hetimin parlamentar pavarësisht se ligji e parashikon dhe kryetari i komisionit e ka depozituat prej muajsh, duhet hetuar! Ato hetime parlamentare janë punë e kontribut disa mujor me kolegë dhe ekspertë dhe është një sherbim i vyer ndaj interesit publik, lidhur me nderhyrjet kriminale në sistemin TIMS. Ato konkluzione janë serioze dhe profesionale dhe ndihmojnë në zbardhjen e të vertetës dhe të përgjegjësive. Nuk janë rekuizita personale e një kryeparlamentareje kukull. E ka për detyrë të bëjë atë që thotë rregullorja.

Padyshim se ajo njeh Skenderbeun e saj mbi çdo normë e ligj dhe është gati të bëjë kamikazen. Por krimi i TIMS në këtë menyre dyfishohet. Nderhyrjeve të paligjshme në sistem u shtohet paligjshmeria e Spiropalit që nuk dergon dosjen në SPAK.

E gjitha kjo vërteton se gjetjet e Opozitës qëndrojnë. Verteton dhe një herë lidhjet e qeverisë me krimin, dhe sherbimin e saj ndaj bandave.

Jam i bindur edhe më shumë sot se një nga arsyet e burgosjes time politike është dhe zbulimi i manipulimeve me TIMS pêr të ndihmuar krimin e organizuar.

Dhe kjo është padyshim një arsye e një motiv më shumë për betejë me regjimin, dhe një konfirmim i kauzave tona të drejta.

About Redaksia

Check Also

Departamenti i Thesarit të SHBA refuzoi të sanksiononte Sali Berishën, deklarata

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar për herë të parë se, Departamenti i Thesarit …