Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza në Kuvend se zv-kryeministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj janë gati të paguajnë edhe vrasës me pagesë për të vrarë njëri-tjetrin për përplasjen që kanë brenda Partisë Socialiste.
Por, pas kësaj deklarate, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali doli në mbrojtje të dy kolegëve të saj në parti, duke u përplasur me Bardhin. Ky i fundit iu kundërpërgjigj Spiropalit se të mos bëjë sikur e do Ballukun, pasi e di se çfarë thotë për të privatisht.
Pjesë nga diskutimi
Bardhi: Sa i takon probleme tonë ta brendshme, ne jemi të hapur dhe i bëjmë në publik. Ne nuk jemi Erion Veliaj dhe Belinda Balluku që vriten dhe janë gati të paguajnë vrasës me pagesë për të vrarë njëri-tjetrin.
Spiropali: Të lutem Zoti Bardhi, këto janë akuza të rënda, nuk janë retorikë politike…
Bardhi: E para njëherë sa herë përmend Belindën bën sikur e mbron. E di shumë mirë sa e do, ndaj të lutem më lër ta mbaroj…
Spiropali: Zoti Bardhi ju nuk lexoni dot zemra. Nuk lexoni dot sa e dua unë Belinda Ballukun…
Bardhi: Di cfarë thua ti privatisht…
Spiropali: O zoti Bardhi, jo akuza…
Bardhi: Zemra nuk lexoj po di çfarë thua ti edhe ajo për ty privatisht për njëra-tjetrën.