Bardhi-deputetes së PS: A të jepte leje Pëllumb Gjoka që të shkoje në mbledhjet e Ilir Beqajt

Debate të ashpra po zhvillohen në sallën e parlamentit mes deputetëve edhe pa mikrofon.

Gjatë debateve, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar deputeten socialiste, Edona Bilali për lidhje me bandat në Shkodër, konkretisht për Bajrat dhe lidhjet e saj me biznesmenin e arrestuar Pëllumb Gjoka.

“A të jepte leje Pëllumb Gjoka që të shkojë në mbledhjet e Ilir Beqajt. Shko e takoje tani atje në burg. Shko tek Bajrat”, dëgjohet Bardhi duke iu drejtuar deputetes socialiste.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …