Bushati: Drejtësia, armë e fuqishme për të thyer opozitën! Marco Rubio zbërtheu skemën “non-grata” të Xhorxh Sorros

Anëtarja e Departamentit Brain Gain dhe Ekselencës në Partinë Demokratik, Ema Bushati është ndalur te drejtësia, e cila është bërë një mjet për manipulim, përdorur nga ata që, në hije, kërkojnë të shtypin kundërshtarët dhe të ndëshkojnë ata që nuk pajtohen me axhendat e tyre politike.

Bushati theksoi se ‘ajo që duhej të ishte një shtyllë e pandashme e demokracisë, tani është shndërruar në një armë të fuqishme për të thyer opozitën dhe për të ngulfatur çdo formë rezistence’.

Bushati solli në vëmendje Sekretarin e të Shtetit Marco Rubio, i cili ka ngritur zërin për të ndriçuar skemën e orkestruar nga George Sorros, me “NonGrata”.

Bushati: Të nderuar qytetarë dhe mbrojtës të vlerave demokratike,

Sot, përballemi me një sfidë të thellë, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin tonë, dhe më gjerë.

Drejtësia flamuri i lirisë dhe barazisë, tani është bërë një mjet për manipulim, përdorur nga ata që, në hije, kërkojnë të shtypin kundërshtarët dhe të ndëshkojnë ata që nuk pajtohen me axhendat e tyre politike.

Ajo që duhej të ishte një shtyllë e pandashme e demokracisë, tani është shndërruar në një armë të fuqishme për të thyer opozitën dhe për të ngulfatur çdo formë rezistence.

Senatori dhe tashmë Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka ngritur zërin për të ndriçuar atë që shumë prej nesh dyshonin në Shqipëri, por askush nuk kishte guximin ta thoshte hapur.

Ai ka demaskuar një skemë të orkestruar nga George Sorros, një makinë gllabëruese politike që përdor drejtësinë për qëllime të ngushta ideologjike. Skema “NonGrata”, e udhëhequr nga interesa të fshehta lobimi, nuk synonte të ndëshkonte individët për veprimet e tyre imagjinare, por të sulmonte ata që mbrojnë vlerat konservatore – mbrojtësit e familjes, traditës, lirisë individuale dhe lirisë së fjalës.

Në Shqipëri, ky manipulim është shndërruar në një armë politike për të sulmuar liderët dhe përfaqësuesit e opozitës.

Shkalla e ndërhyrjes politike në sistemin tonë të drejtësisë ka arritur nivele alarmante.

Kjo është arsyeja pse sot shohim sesi liderët që përfaqësojnë miliona shqiptarë janë të përndjekur dhe të ndaluar, jo për krimet imagjinare që akuzohen kanë kryer, por për vlerat që mbrojnë.

Kur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u vu përballë çdo lloj sulmi – nga manovrat ligjore e deri te kërcënimet fizike – sepse përbënte një sfidë për establishmentin politik, ai nuk u dorëzua. Me guxim të patundur, ai i qëndroi bindjes së tij dhe tha: Fight, Fight, Fight! Lufto, Lufto, Lufto! Ai luftoi me gjithë forcën dhe vendosmërinë e tij – dhe, në fund, triumfoi! Një shembull i vërtetë i qëndresës dhe fitores kundër pengesave më të mëdha.

Demokratët do të qëndrojmë të palëkundur

përballë këtyre përpjekjeve të padrejta.

Ne do vazhdojmë të kërkojmë një drejtësi të vërtetë, që shërben i popullit dhe jo interesave të ngushta të lobimeve të huaja.

Le të kujtojmë se vlerat e demokracisë, lirisë dhe drejtësisë janë ato që na bashkojnë. Le të kujtojmë se këto janë vlerat për të cilat kemi luftuar dhe për të cilat nuk do të dorëzohemi kurrë.

Drejtësia duhet të jetë e pavarur dhe e pandikuar nga axhenda të huaja.

Liria duhet të jetë e drejta e çdo shqiptari për të zgjedhur dhe për të jetuar sipas parimeve të tij.

Dhe e vërteta duhet të jetë drita që na udhëheq.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Kriminelët elektoralë do përgjigjen para ligjit!

Nga Ina ZHUPA Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal, të …