Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Tropojë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në fshatin Mserr, teksa shpërthimi është regjistruar në afërsi të banesës së shtetasit A. P. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të banesës.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Po ashtu një një shpërthim me tritol është regjistruar rreth orës 02:00 të natës së kaluar në Orikum.
Autoritetet policore raportojnë se shpërthimi është regjistruar në verandën e banesës së shtetases Elansi Bellos, 68 vjeçe, ku sipas bluve, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale.
Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale, teksa mësohet se 68-vjeçarja jetonte e vetme në banesë.