Drejtuesi i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka prezantuar ka prezantuar homologun e tij, Fisnik Qosja, përpara rrogozhinasve për të udhëhequr Rrogozhinën dhe Kavajën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Teksa solli në vëmendje aferat korruptive të kryebashkiakut socialist, për të cilin SPAK po e heton, Këlliçi tha se së shpejti ai do t’i bashkohet fatit të drejtorëve të 5D së Tiranës, duke i mundësuar qytetarëve të Rrogozhinës kthimin e qytetit në duart e tyre.
Sipas Këlliçit, qytetarët i kanë hasur në kurriz të gjitha abuzimet dhe presionin e vazhdueshëm ndaj mbështetësve të PD, por sërish kjo forcë politike ia doli të sjellë një model suksesi për drejtimin e Kavajës dhe Rrogozhinës edhe në zgjedhjet e 2025, pavarëisht përplasjes polittike në zgjedhjet për pushtetin vendor më 2023.
“Kryetari I Bashkisë së Rrogzhinës është në SPAK për vjedhje votash, fondet e tërmetit. Së shpejti kryetari do t’i bashkohet fatit të drejtorëve të 5D së Tiranës, për t’i hapur rrugë kthimit të kësaj bashkie në duart e qytetarëve të Rrogozhinës. Të rinjtë mbështesin gjthm PD, si të vetmen shpresë. Abuzimet i keni provuar çdo ditë, vjedhjet e fondeve të tërmetit, mungesën e bursës së studentëve, shantazhet ndaj mbështetësve të PD, terrorin me listat e patronazhimit për diasporën.
Vemendja e madhe e PD, Rrogozhina e Kavaja do kenë në krye një model suskesi si Fisnik Qosja, që në kulmin e përplasjes politike pa komisioner, vëezhgues e media, pa vulë e logo ia doli të fitonte, sepse rrënjët i ka nga karriera dhe e njeh në qelizë Rrogozhinë e Kavajën. Prezenca dhe emërimi i Qoses, është garanci për fitore më 2025 dhe rikthimin e PD në krye të qeverisë dhe çlirimin e Rrogozhinës.
Ndryshimi po fryn drejt PD, në Evropë fitoi sërish e djathta, një javë më parë edhe SHBA u kthye djathtas me Trump. Vitin e ardhshëm radhën e ka PD, ju, banorët e Rrogozhibnës për t’i kthyer buzëqëshjen shqiptarëve. Është fitore për shqiptarët. Qyetetarët s’e përballlojnë dot jetesën, nga rritja e kosove”, tha Këlliçi.