Bardhi: Energjinë e blejmë shtrenjtë dhe e shesim lirë, kjo është kriminale dhe përgjegjësi e Ballukut

Kreu i Grupit Parlamentar të PD ka ripërsëritur edhe njëherë korrupsioni që ndodh në energjitikën shqiptarë, korrupsion i cili rëndon në xhepat e shqiptarëve.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Bardhi risjell në vëmendje çmimin e energjisë elektrike në Kosovë dhe në Shqipër.

Bardhi tha se, ndërsa qyetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kËh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kWh.

Postimi i plotë

Ndërsa qyetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kWh.

Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë. Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku.

Kjo skemë kriminale duhet të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK. Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo!

About Redaksia

Check Also

Meritokracia dhe Partia dinamike

Nga Bujar Leskaj Parti dinamike dhe meritokraci ecin gjithmonë në të njëjtën rrugë. Meritokracia në …