Berisha: Edi Rama ka marrë një telefonatë me SkyEcc që ka dy net që e lë pa gjumë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zbuluar një telefonatë përmes SkyEcc, prej dy netësh kryeministri Edi Rama ndihet i shqetësuar.

Ka qenë pikërisht telefonata e McGonigal, ajo që ka trazuar ‘rehatinë’ e Ramën, teksa Berisha thotë se ai e pret ish zyrtarin amerikan, për të ndarë burgun e ryshfetit që ka marrë nga kryeministri.

Edhe pse thotë Berisha, Rama priste telefonatë nga ‘sivllau i tij, George Soros’, ky i fundit është në hall, pasi sipas kryedemokratit, pritet të japë llogari para kombit amerikan që ndëshkoi në mënyrë shembullore ‘wokizmin’ e tij, dëmet e mëdha publike që u bëri qytetarëve amerikanë.

“Miqtë e mi!

Kësaj here, fatmirësisht edhe sivllau i tij, superspekullanti i botës, Aleksis Soros nuk po i përgjigjet telefonatave të tij.

Nuk po i përgjigjet sepse, është i zënë vetë, në vendin e tij, pritet të japë llogari para kombit amerikan që ndëshkoi në mënyrë shembullore ‘wokizmin’ e tij, dëmet e mëdha publike që u bëri qytetarëve amerikanë, kjo monstër e njerëzimit.

Edi Rama, i cili me datën 6 do të shkruante se, ka punuar me përkushtim të madh me presidentin e 46 dhe do të përkujtojë me përkushtim të madh me presidentin e 47, ka marrë një telefonatë, por miqtë e mi, jo telefonatën që priste.

Ka marrë një telefonatë me SkyEcc që ka dy net që e lë pa gjumë.

Telefonata nuk i vinte nga e priste. Se tashmë kolonelit nuk ka kush ti shkruajë, por i vinte nga nuk e priste.

I vinte nga McGonigali; Edi po të pres, se në qoftëse u dënova unë për rryshfet, rryshfetin ma dhe ti dhe ndaj këto vite burg do ti ndajmë bashkë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dy “tigrat” lundrues të Belës në Vlorë, 62.8 milion euro shpenzim!

Prej më shumë se një viti gjeneratorët lundrues të vendosur në triport në Vlorë (Tigri …